Rusia tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri, Svetlana Timofoeva, spiunen e involvuar në incidentin e Gramshit

Rusia po tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri, Svetlana Timofoeva-n një prej tre rusëve arrestuar në mesit e shtatorit nën dyshimin se kishin ardhur me mision spiunazhi, njofton Top Channel.

Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov pasi u futën në perimetrin e ish-uzinës ushtarake në Çekin të Gramshit, hodhën spray me lëndë djegëse për sytë, tek ushtarët që ruanin objektin.

Po në të njëjtën ditë në 20 shtator 2022, ata u arrestohestuan dhe ndaj tyre prokurori Kreshnik Ajazi ngriti akuzat për veprat penale, “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se Rusia zyrtarisht i kërkon Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Timofoeva, e cila deri më tani përballë grupit hetimor ka thënë se ajo është thjesht një blogere.
Javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.

Në kërkesën e ekstradimit parë nga Top Channel, thuhet se Svetlana Timofoeva në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus, për të cilin nuk jepen detaje të tjera.

Megjithëse në kërkesë, specifikohet se kjo vepër penale është kryer në vitin 2018, urdhër arresti është lëshuar vetëm disa ditë pas arrestimin në Shqipëri të Svetlana Timofoeva, bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.

Një burim afër hetimeve të kësaj ngjarje pohoi për Top Channel se kjo kërkesë e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofoeva tregon rëndësinë që ajo ka tek ata të cilët e dërguan me mision spiunazhi në Shqipëri.

“Ky zhvillim e rëndon pozitën e saj, pasi indirekt vërteton ardhjen e saj me një mision të mirë-organizuar ndoshta nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU”, deklaroi i njëjti burim.

Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit. Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit me 20 Shtator.

Svetlana Timofoeva, mbahet në burgun e grave të Tiranë por për një periudhë tre mujore ajo ka qëndruar në spitalin e burgut, nga ku kohën e ka shfrytëzuar të mësoje edhe shqip. Hetimet për këtë incident të rëndë, vlerësuar si sulmi i parë i Rusisë në një vend të NATO-s, vijojnë.

Pas Gramshit u arrestuan edhe 4 të huaj duke e fotografuar uzinën e Poliçanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button