Dita e dhjetë e barrikadave në veri të Kosovës

Për të dhjetën ditë me radhë, grupe serbësh në veri të Kosovës janë duke bllokuar rrugët, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, transmeton REL.

10:22- Në barrikada e kanë për obligim të qëndrojnë edhe punonjësit e institucioneve publike, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

I ashtuquajturi shtab i krizës paralajmëroi për sot kremtimin e festës ortodokse të Shën Nikollës te barrikadat në fshatin Rudarë.

Nxënësit e shkollave fillore, pas ndërprerjes së mësimit për një javë, nga sot janë në klasa, por me orë të shkurtuara në 30 minuta.

Nxënësit e shkollave të mesme do t’i ndjekin mësimet online.

Në veri të Mitrovicës është qetë, ndërsa vërehen patrullime të pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit evropian, EULEX.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të vendosur në pjesët multietnike të Mitrovicës së Veriut, si Mëhalla e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt.

Në sportelet e bankave që funksionojnë nën sistemin e Serbisë ka para, ndërsa disa bankomatë nuk janë në funksion, ose nuk janë rimbushur me para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button