Ilir Meta, rafting në Kanionet e Osumit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ambasadori Arvizu u njoh me natyrën e bukur të kanioneve si dhe me adrenalinën që të ofron vozitja në lumin e Osumit.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderoi Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Rafting për këtë mundësi për të shijuar natyrën e bukur shqiptare. Ambasadori apeloi për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe apeloi në të njëjtën kohë për mbrojtjen e kësaj natyre.

Edhe artisti i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea theksoi se rafting në Kanionet e Osumit në Skrapar është një atraksion turistik dhe ftoi shqiptarët dhe turistët e huaj që të vizitojnë këto peisazhe.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme, ndërsa garantoi për përmirësimin e kushteve në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button