Kovaçevski: Është e mundur të ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël

Është e mundur të ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke sqaruar se përllogaritjet fillestare janë bazuar në tre parametra të çmimeve që ndikojnë në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike dhe të cilat përcaktohen nga Komisioni Rregullator për Energji, transmeton Portalb.mk.

“Është mirë që EMV ka dorëzuar çmim në Komisionin Rregullator për 1 janar 2023 dhe ka arritur të vërë në përdorim të gjitha objektet prodhuese. Çmimi që është ofruar do të thotë që nuk do të ketë goditje çmimi për qytetarët, madje sipas përllogaritjeve fillestare mundëson ulje të çmimit për konsumatorët e vegjël”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai bëri të ditur se shteti ka mjete të caktuara financiare në buxhetin e vitit 2023 në vlerë prej 250 milionë euro për përballimin e krizës ekonomiko-energjetike.

Kovaçevski dhe drejtori i gjeneral i MEPSO-s, Orhan Murtezani, sot morën pjesë në fillimin e ndërtimit të linjës së transmetimit prej 110 kilovatësh Veles-Ovçe Pole.

“Kjo është një infrastrukturë e nevojshme që do të sigurojë jo vetëm siguri dhe besueshmëri në furnizimin me energji elektrike për banorët dhe ekonominë e rajonit të, por gjithashtu do të ofrojë një mundësi për lidhjen e përdoruesve të rinj në rrjetin e transmetimit dhe integrimin e burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë”, deklaroi Murtezani.

Me këtë objekt reduktohet cilësia e transportueshmërisë, stabiliteti dhe humbjet e energjisë elektrike të tensionit të lartë. Investimi është 2,3 milionë euro.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button