Mbi 35 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në Bogorodicë

Mbi 35 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë me çka është prerë kanali ndërkombëtar për tregti të palejuar me lëndë narkotike.

Droga ka qenë me prejardhje nga Shqipëria dhe përmes Maqedonisë dhe Greqisë duhej të dërgohej në vendet e Evropës Perëndimore.

MPB-ja sot ka informuar se droga është gjetur gjatë kontrollit të automjetit “pezho partner” me targa greke të vozitur nga 32 vjeçari Z.R. shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit, nëpunësit doganor kanë shfrytëzuar qen gjurmues të lëndëve narkotike.

Pas kontrollit është konfirmuar se bëhet fjalë për 36.300 gramë marihuanë me kualitet të lartë e cila gjatë shitjes në narko treg mund të arrijë çmim prej rreth 100.000 euro.

Kundër shoferit do të parashtrohet padi penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së sotme i akuzuar do të nxirët para gjykatës.

Policia ndërmori masa plotësuese dhe aktivitete për sigurimin e dëshmive për persona tjerë eventual të involvuar në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button