Rama: Samiti për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijë më tepër RMV-në dhe Kosovën

Sot në Shqipëri u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku prezent ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Ai propozoi të fillojnë të punojnë për organizimin e një samiti tjetër të diasporës, vitin e ardhshëm, vit që përkon me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ku do të përfshihen më tepër Maqedonia e Veriut dhe Kosova, transmeton Portalb.mk.

“Duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët”, deklaroi Rama.

Mes tjerash ai propozoi të përdoret më mirë teknologjia në mënyrë që specialistëve shqiptarë të cilët ndodhen jashtë kufijve t’u jepet mundësia ta ushtrojnë profesionin e tyre edhe në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button