KB Shkupi kërkon të shkruaj historinë

Sot dhe nesër në sallën sportive “Sport Arena” në lagjen Butel, do të zhvillohet turneu “Final Four”, për junior ku nikoqir i ndeshjeve do të jetë klubi i basketbollit Shkupi.

Pos KB Shkupi, pjesëmarrës në ndeshjet finale janë edhe MZT “Skopje”, Vardari dhe Karposh Sokoli. Favorit kryesor për të triumfuar në F4 është skuadra e Shkupit, e cila është edhe fitues aktual.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Enver Miftari, tre vitet e fundit është shpallur kampion shtetëror dhe në rast se arrin të triumfojë edhe sivjet, do të jetë titulli i katërt për ata, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë asnjë ekip.

“Ne në fakt do të tentojmë do të mbrojmë titullin që e fituam vitin e kaluar dhe njëkohësisht të fitojmë titullin e katërt, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë asnjë ekip tjetër. Të gjithë në skuadër e kemi një qëllim, të bëjmë një rekord dhe të dëshmojmë se edhe ne shqiptarët kemi një ardhmëri të shkëlqyer në sportin e basketbollit”, u shpreh për KOHA, trajneri ekipit Enver Miftari.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen sot, ndërsa skuadra e Shkupit do të takohet me Vardarin, kurse përballja tjetër do të jetë ajo mes MZT “Skopje” dhe Karposh Sokoli, ekipet fituese nga këto duele do të kualifikohen në finale, e cila zhvillohet të dielën. / Portalb

 Dyshet gjysmëfinale:

MZT “Skopje” – Karposh Sokoli – ora 16.00

Shkupi – Vardari – ora 18:30

Lajme të ngjashme

Back to top button