Gjysmëfinalja kufiri i Dearit dhe Jotovskit

Dyshja e tenistëve nga Maqedonia, Shëndrit Deari dhe Tomisllav Jotovski megjithatë nuk kanë arritur të plasohen në finalen e turneun “Future”, që është duke u mbajtur në Sharm El Sheik të Egjiptit.

Ata në përballjen gjysmëfinale kanë humbur nga bartësit e parë të turneut me rezultatin 2-1 nga dyshja Mammoun/Tavell. Setin e parë e fitoi dyshja Deari/Jotovski me 7-6, ndërsa me të njëjtin rezultat setin e dytë e fituan dyshja nga Egjipti dhe Siria.

Ndërkohë, në setin e tretë pas super taj brejkut të cilin e fituan Mamoun/Tavell me 10-8, dyshja nga Maqedonia nuk arriti të përsëris rezultatin nga turneu i parë kur u plasuan në finale. Sidoqoftë, rasti për t’i dëshmuar aftësitë e tyre dyshja Deari dhe Jotovski do ta kenë në turneun e radhës i cili do të fillojë javën e ardhshme, kur pos garave individuale do të marrin pjesë edhe në dyshe. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button