Reshjet e shiut, 3 590 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Situata në Bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve, paraqitet problematike. Nën ujë ka 3 020 hektarë tokë, sipërfaqe kjo që ka pësuar një rritje me 250 hektarë në krahasim me ditën e djeshme. 155 banesa, oborre e stalla kanë prezencë uji, raporton Klan.

Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë.

Situata në Bashkinë Shkodër:

Njësia Administrative Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1 350 Ha.

Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezencë të lartë uji në oborre.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.6 m, sipërfaqe toke e përmbytur 800 Ha, banesë me prezencë uji 20.

Berdicë 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipojë 400 Ha, nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë.

Ka gërryerje të lumit Kir në afersi të fshatit Hot i Ri.

Në Bahçallëk 1 mjet, 6 efektiv të FA.

Kuota Drin 6.95 m (e pandryshuar me orën 17:00) 7.50 m kuota maksimale.

2. Kuota Liqen 8.88m (e rritur me 10 cm me orën 17:00) 8.70 m kuota maksimale.

Situata në Qarkun Lezhë:

Në Qarkun Lezhë ka patur rreth 40 mm reshje. Kuota e lumit Drin 1.1 m nga +2.0 m kuota kritike.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m, ka rreth 500 ha të përmbytura.

Hidrovori Tale punon në kuotën -1.2 m ka rreth 20 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin:

Hidrovori Shllinza – 1,05 m. Në fushë e Gjonëmit (ish-këneta) janë rreth 50 ha toka të përmbytura.

Në Bashkinë Mirditë:

Lumi Gjadër e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani.

Të gjithë hidrovoret punojne me kapacitet të plotë.

Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button