Policia e RMV-së arrestoi 53 vjeçarin nga Shqipëria te i cili u gjetën dokumente të falsifikuara

Në kalimin kufitar Dellçevë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 53 vjeçarin i cili ka tentuar të shfrytëzojë pasaportën e falsifikuar për të kaluar kufirin, transmeton Portalb.mk.

“Policia e arrestoi 53 vjeçarin L.M. nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u konstatua se dokumenti i udhëtimit ishte e falsifikuar”, njoftoi Policia.

Raportohet që gjatë kontrolleve policore, në veturë është gjetur edhe letërnjoftim italian i falsifikuar, leje italiane për vozitje, dhe letërnjoftimin italian origjinal.

Policia sqaroi që pas bisedës informative, 53 vjeçarin e ka pranuar se dokumentet janë të falsifikuara dhe janë blerë nga një shtetas i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button