Deri të premten nxënësit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin “Botën që e duam në vitin 2023”

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 23 dhjetor të këtij viti me vizatime në Konkursin me titull “Botën që e duam në vitin 2023”, raporton Portalb.mk.

“Punimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohurisë së nxënësit, të inspiruar nga sfidat e të mësuarit për vitin shkollor vijues 2022/2023. Formati i vizatimit duhet të jetë bllok A4. Një nxënës mund të dërgojë vetëm nga një punim artistik individual në vetëm një kategori përkatëse me klasën në të cilën mëson nxënësi”, raportojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit do të mund të aplikojnë në një nga tri kategoritë: kategoria e parë (nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën), kategoria e dytë (IV-VI) dhe kategoria e tretë (VII-IX). Në çdo kategori do të zgjedhet punimi më i mirë. Punimet duhet të dorëzohen në objektin e Ministrisë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i publikojë emrat e nxënësve të shpërblyer në ueb faqen e saj www.mon.gov.mk, më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2022. Pjesëmarrësit e shpërblyer do të ftohen në takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do t`iu dorëzohet shpërblimi”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button