Maqedonia e Veriut do të mund të shfrytëzojë edhe një vit 400 milionë euro hua nga Banka Qendrore Evropiane

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të mundësojë shfrytëzimin e 400 milionë eurove edhe për një vit, transmeton Portalb.mk.

“Banka Qendrore Evropiane sot vendosi që të vazhdojë mundësinë për Bankën Popullore për shfrytëzimin e huas prej 15 janarit të vitit 2024, ashtu që bankës tonë qendrore i lejohen në dispozicion likuiditet valutor prej 400 milionë euro edhe për pothuajse një vit”, raportoi Banka Popullore.

Kjo mundësi vlerësohet si një mekanizëm që siguron stabilitetin e denarit dhe makrofinancave, përkundër asaj që nuk është shfrytëzuar akoma, edhe pse është e mundshme prej vitit 2020.

“Mundësia për të shfrytëzuar këtë instrument, nënkupton edhe mbështetje të rëndësishme për politikat e udhëhequra nga ana e bankës sonë qendrore”, vlerësoi Banka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button