Revizioni konstatoi që ligjërisht nuk ishte planifikuar që pagesa e monitorimit të zgjedhjeve të bëhet nga Ministria e Financave

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizion të raportit financiar në Ministrinë e Financave që të verifikojë nëse raporti financiar është i liruar nga paraqitjet e gabuara materialisht dhe nëse aktivitetet, transaksionet financiare dhe informacionet në to janë në pajtim me rregullativën ligjore, transmeton Portalb.mk.

“Në Ligjin për realizimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2021 nuk është paraparë se mjetet për financimin e aktiviteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për monitorimin e zgjedhjeve në vitin 2021 do të paguhen nëpërmjet Ministrisë së Financave – Funksionet e shtetit”, theksojnë nga Revizioni.

Në lidhje me këtë çështje, Revizioni rekomandon që personi përgjegjës i Ministrisë së Financave të ndërmerr masa dhe aktivitete për rregullimin e mënyrës së pagesës së mjeteve nga Buxheti i RMV-së për financimin e detyrimeve ligjore të Agjencisë për kohën e procesit zgjedhor.

“Rregullimi i Ligjit të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, në drejtim të rregullimit të së drejtës së subvencionimit të interesit nga mjetet e Buxhetit të RMV-së, gjatë huamarrjes së BZHMV-së te kreditorët e jashtëm”, Revizioni e theksoi si një dobësi kyçe e sistemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button