Padi për dy policë të pikës kufitare në Bllacë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në pikën e kalimit kufitar në Bllacë për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit, për çka është paralajmëruar suspendimi i tyre, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Q.A. dhe J.A., të dy nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Bllacë e Poshtme pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” në bazë të nenit 353 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Raportohet që ata i kanë mundësuar dy personave nga Shqipëria të arratisen.

“Ata në orën 13:25 minuta kanë arritur në Pikë kalimin Kufitar Bllacë e Poshtme me automjet pasagjerësh “Mercedes” dhe derisa janë ndërmarrë masa në bazë të telegramës, personat në mbajtje nuk janë siguruar nga ana e nëpunësve policorë, kurse shoferi i automjetit nuk është kontrolluar”, raportoi Policia, duke theksuar se të denoncuarit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për gjetjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button