Gazetari për gjeneratën e re – thirrje për pjesëmarrje në trajnim, praktikë dhe vizitë studimore në SHBA

Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), dhe me mbështetje nga Ambasada Amerikane në Shkup, hap një thirrje për gazetarët e rinj që duan të marrin pjesë në Programin për Trajnim Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Përmes punëtorive, punës praktike dhe vizitës studimore në SHBA, ky program do t’u sigurojë gazetarëve të rinj shkathtësitë e nevojshme për raportim cilësor duke përdorur të dhëna dhe fakte të verifikuara, do t’i prezantojë ata me aplikimin e mjeteve digjitale ekonomike ose me mjete me kod të hapur në punën e tyre dhe do u mundësojë të lidhen me kolegë me mendime të ngjashme për të shkëmbyer ide rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve të mundshme.

Aplikimi për punëtorinë e parë mbi Gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe vizualizime të të dhënave tashmë ka filluar. Të drejtë për pjesëmarrjeje në punëtorinë e parë mbi Gazetarinë e bazuar në të dhëna dhe vizualizime të të dhënave kanë pjesëmarrësit nga rajoni i Shkupit dhe i Pollogut. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në këtë link. Për këtë trajnim të parë (8-10 shkurt të vitit 2023), të drejtë për aplikim kanë banorët e rajonit të Shkupit dhe Pollogut deri më datën 9 janar të vitit 2023.

“Fondacioni Metamorfozis dhe ICFJ do i pranojnë aplikimet për pjesëmarrje në të katër punëtoritë bazuar në qasjen e barabartë për të gjithë pjesëmarrësit. Ftojmë gazetarët e rinj, studentët e gazetarisë dhe blogerët nga rajoni përkatës të aplikojnë për punëtoritë e shënuara më lartë”, njoftojnë nga fondacioni.

ICFJ dhe Fondacioni Metamorfozis këtë projekt do ta zbatojnë në tre faza gjatë vitit 2023 dhe ai do përfshijë katër punëtori tre-ditore mbi gazetarinë e bazuar në të dhëna, dezinformatat/informacionet e gabuara dhe verifikimin e fakteve, të cilat do të mbahen në rajone të ndryshme në periudhën nga muaji shkurt deri në muajin maj.

Programi përfshin një praktikë një mujore në një nga tre organizatat mediatike të Fondacionit Metamorfozis gjatë verës për katër pjesëmarrësit më të mirë të punëtorive, si dhe një vizitë njëjavore në SHBA, në selinë e ICFJ në Uashington, për dy pjesëmarrësit më të mirë.

Më shumë informata për aplikimin mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button