Grkovska kërkon nga Apeli të japë sqarime për vendimin për Mijallkovin, Spasovski e quan vendim poshtërues

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, pas lajmit se Gjykata Penale e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Target-Fortesa”, me të cilin ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov lirohet nga dënimi prej 12 vitesh burg kërkoi nga Gjykata e Apelit që publikisht t’i tregojnë arsyet e vendimit, njofton Portlab.mk.

“Me dozë të madhe të shqetësimit e pranova informatën se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Target-Fortesa”, në të cilën, nëpërmjet keqpërdorimit të detyrës zyrtare, masivisht janë përgjuar mijëra qytetarë tanë. Ende më shqetësuese janë informatat se, për shkak të veprimit jo të përditësuar të gjykatësve, është e mundshme që të vjetërsohet vepra penale e cila nënkupton shkelje të të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Gjykata Penale ka obligim që para qytetarëve, në mënyrë transparente dhe të detajuar ta sqarojë këtë vendim, për të cilin ka dyshim se nuk shkon në drejtim të sundimit të së drejtës dhe barazisë para ligjit”, kërkoi Grkovska.

Nga ana tjetër, ministri Oliver Spasovski, duke e komentuar vendimin e Apelit, tha se kjo dërgon në humbjen e besimit të qytetarëve në sistem.

“Kryesisht them se nuk duhet t’i komentojmë vendimet gjyqësore, po, unë përmbahen në atë si njeri prej asaj fushe, megjithatë ajo është tërësisht poshtëruese, dhe ajo është diçka që dërgon në humbjen e besimit të qytetarëve në sistem. Domethënë, do të punohet nga ana e institucioneve, policisë, Prokurorisë Publike, do të mblidhen provat, do t’i ofrohen gjykatës, do të udhëhiqen procedurat dhe në fund do të vijmë në një pozitë të këtillë. Kjo nuk është mirë dhe është pasqyrim i asaj që ndodh me perceptimin e qytetarëve në pjesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Spasovski.

Vetëm para dhjetë ditëve, më 25 nëntor Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar edhe aktgjykimin e shkallës së parë në rastin “Thesari” në të cilin Mijallkov u dënua me 8 vjet burg.

Ndryshe, vendimi i Apelit për rastin “Target-Fortesa”, të cilin e ka hapur ish Prokuroria Speciale Publike (PSP), erdhi rreth një vit pasi u shpall aktgjykimi. Për këtë rast, Gjykata Themelore Penale – Shkup më 26 shkurt 2021 dënoi me 55 vjet burg dhe 10 vjet dënim me kusht.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 12 vjet burg për veprat penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Ndërkaq, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, është dënuar me katër vjet burg për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjyqtarë raportues në seancën e sotme për ankesë është Enver Bexheti, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup është prokurori Elvin Veli.

Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, më 29 dhjetor u lirua nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button