Sulm me bombë në Turqi, 9 persona të plagosur, mes tyre 8 policë

Në juglindje të Turqisë ka shpërthyer një makinë e parkuar në skaj të rrugës në momentet kur aty po kalonte një autobus që transportonte efektivë të policisë, ku si pasojë janë plagosur 8 policë dhe 1 civil, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendngjarje janë dërguar ekipe të urgjencës dhe pjesëtarë shtesë të policisë në provincën Diyarbakir.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu shkroi në Twitter se lidhur me shpërthimin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sulm në Turqi, foto: Anadolu Agency (AA).
Sulm në Turqi, foto: Anadolu Agency (AA).

“Shtatë nga të plagosurit kanë dalë nga spitali. Të tjerët janë nën vëzhgim mjekësor dhe gjendja e tyre nuk është kritike”, u tha gazetarëve guvernatori i Diyarbakirit, Ali Ihsan Su.

“Kemi arrestuar personin që mori makinën me qira, e solli këtu dhe shpërtheu si dhe personin që drejtoi taksinë pas incidentit në qarkun Lice të Diyarbakirit”, tha Su.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button