Mariçiq – Doerti: Mbështetje të fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për reformat evropiane dhe vazhdim të rrugës drejt BE-së

Për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme mbështetja e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për reformat evropiane dhe vazhdim të rrugës drejt BE-së. Në kontekst të marrëdhënieve bilaterale stabile dy dekada e gjysmë midis të dy vendeve kemi bashkëpunim të suksesshëm me partnerët e tanë dhe NATO aleatët, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme, Leo Doerti, njofton Portalb.

Në takim, Mariçiq dhe Doerti kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral, procesin e negociatave të vendit me BE-në, si dhe për krizën e sigurisë dhe pasojat e shkaktuara nga e njëjta.

Mariçiq ka porositur se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen në pjesën e reformave dhe progresin drejt BE-së.

Siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit janë dakorduar se fillimi i negociatave të Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë me BE-në është hap i rëndësishëm për gjithë rajonin, i cili është kyç për stabilitetin dhe sigurinë në gjithë Evropën. Siç është theksuar në takim, realizimi i suksesshëm i procesit të skriningut duhet të jetë nxitje për përshpejtim të reformave dhe arritje të standardeve dhe vlerave evropiane.

Doerti e ka konfirmuar mbështetjen parimore të Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke i përshëndetur angazhimet nga ana e Qeverisë për zbatimin e reformave evropiane dhe për gjithë progresin e arritur në këtë kontekst.

Nga Qeveria më parë njoftuan se në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Leo Doerti është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, energjetikës dhe reformave institucionale, duke theksuar edhe mbështetjen në zhvillimin e demokracisë parlamentare, arsimit dhe partneritetit tregtar.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button