Kuvendi i Kosovës e miratoi buxhetin për vitin 2023

Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2023, raporton Koha.net.

72 deputetë ishin të pranishëm në Kuvend, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Buxheti për vitin 2023 është 3 miliardë e 225 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro i janë shtuar gjatë shqyrtimit në Komision.

Si pikë të fundit, me 65 vota pro, Kuvendi votoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button