Maqedonia e Veriut për një vit shënoi rritje të qarkullimit industrial

Në Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti është regjistruar rritje e qarkullimit për 5.9 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Në periudhën janar-tetor kemi rritje për 15.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 24.1 % dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.2 %, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.4 % dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 14.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në këtë periudhë rritje më të madhe të qarkullimit kemi në tregun e jashtëm, në krahasim me tregun e brendshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button