Moska paralajmëroi pasoja nëse SHBA dërgon sisteme “Patriot” në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara marrin vendim të dërgojnë sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, ky do të konsiderohej si një veprim tjetër provokues i Uashingtonit, të cilit Moska do t’i përgjigjej, raporton VOA.

Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova nuk sqaroi konkretisht se për çfarë veprimesh bëhej fjalë.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarë zonja Zakharova tha se SHBA-të janë bërë “efektivisht palë” në luftën në Ukrainë.

Sipas disa njoftime të bëra nga zyrtarë amerikanë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, Uashingtoni pritet t’i dërgojë Kievit sistemet ‘Patriot’, sistemet më të avancuara që Perëndimi, i ka ofruar deri më tani Ukrainës për ta mbështetur atë në përpjekjet për të zmbrapsur sulmet ajrore ruse.

Rritja e ndihmës ushtarake amerikane, që përfshin dhe armatime të sofistikuara “do të nënkuptonte përfshirje edhe më të gjerë të personelit ushtarak (amerikan) në veprime armiqësore dhe kjo mund të sjellë pasoja të mundshme”, shtoi zonja Zakharova, por pa dhënë specifika mbi pasojat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button