Britania konfirmoi mbështetjen e madhe që ka për Maqedoninë e Veriut, vlerësuan nga Qeveria pas takimit Kovaçevski-Doerti

Sot në Shkup u takua kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ministrin për Evropë nga Britania e Madhe, Leo Doerti, ndërsa pas takimit Qeveria e RMV-së vlerësoi që Britania akoma vazhdon të mbështet vendin, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u konfirmua miqësia e madhe, sinqertë dhe e shumëvjeçare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe, e cila që nga pavarësia e shtetit e deri sot kontribuoi në zhvillimin e proceseve demokratike në vendin tonë”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi që në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, energjetikës dhe reformave institucionale, duke theksuar edhe mbështetjen në zhvillimin e demokracisë parlamentare, arsimit dhe partneritetit tregtar.

Ndryshe, sot Leo Doerti (Leo Docherty), Ministër i MB-së për Evropë, arriti në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vizitë njëditore.

“Jam i lumtur që vizitoj Maqedoninë e Veriut për herë të parë si Ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën. Shtetet tona janë partnerë të ngushtë dhe aleatë në NATO, me një marrëdhënie tregtare në rritje e sipër. Pres me padurim të nënvizoj përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet tona, përfshirë mbështetjen tonë për agjendën e reformave të Maqedonisë së Veriut”, Doerti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button