Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, ribashkohen përsëri!?

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë ribashkuar dhe do të bashkëpunojnë për të hedhur në treg një videokëngë nga mesi i qershorit.

Dy yjet Kosovarë të muzikës kanë bashkëpunuar edhe për dy videoklipe të tjera “Po m’pëlqen dhe Tonight”, shkruan Tribuna.

Ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa muajsh, pas një lidhjeje dy vjeçare që kishin.

Pas ndarjes Ledri Vula u tërhoq nga muzika duke u kthyer me këngën “100 probleme” dhe të dashurën e re. Ndërsa Dafina vazhdoi karrierën e saj muzikore por u tërhoq nga mediat duke preferuar të mos fliste rreth historisë së saj të dashurisë.

Nuk dihet nëse çifti po bëjnë paqe vetëm për rikthim në karrierë apo edhe në jetën intime.

Lajme të ngjashme

Back to top button