OPM: Nëse nuk ulet çmimi i rrymës, një e treta e kompanive në RMV do të mbyllen

Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) ka bërë analizë në të cilën thotë se rritja e çmimeve të energjisë elektrike deri në 7 herë i ka rritur harxhimet e kompanive në këtë vjeshtë, në krahasim me parapraken. Sipas rezultateve nga anketa që e kanë bërë nga OPM, sfida më e madhe për kompanitë për momentin është çmimi i energjisë elektrike. Madje, një e treta prej tyre mendojnë që përkohësisht ta ndalin prodhimtarinë dhe ta mbyllin biznesin nëse nuk ulet çmimi i energjisë elektrike ose nuk jepet ndihmë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës, masat e deritanishme për mbështetje për tejkalim më të lehtë të energjisë, për më shumë se gjysmën e kompanive (55%) janë të pamjaftueshme dhe nuk janë përkatëse.

“Më të goditur nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe energjensëve tjera janë kompanitë e industrisë përpunuese dhe tregtisë, ku shpenzimet e përgjithshme operative janë rritur deri në 60%. Njëkohësisht, këto kompani, veçmas më të mëdhatë, janë tërësisht të përjashtuara nga masat e deritanishme direkte për mbështetje nga Qeveria në formë të çmimit të subvencionuar për rrymë dhe qasje deri te kreditë më të favorshme për investim në burime të rinovueshme të energjisë”, tregojnë të dhënat e anketës së OPM-së.

Thuajse të gjithë kompanitë e anketuara, njoftojnë nga OPM, ndërmarrin masa të tyre për zvogëlimin e efekteve negative nga kriza energjetike, nëpërmjet masave për kursim të rrymës, ndërrim në turne dhe investim në prodhimtari të tyre, por vetëm një e treta kanë arritur që të fillojnë ose plotësisht ta mbarojnë procedurën për prodhimtari të rrymës elektrike nga burimet e rinovueshme.

Për tejkalimin e efekteve negative nga kriza energjetike, OPM propozon dy pako – masa, e para për mbështetje direkte dhe indirekte të kompanive të cilët furnizojnë nga tregu i hapur i energjisë elektrike, ndërkaq e dyta për lehtësim të investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button