Protesta dhe kaos në Brazil, pak ditë para fillimit të Kupës së Botës

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror, duket se protestat nuk kanë të ndalur në Brazil. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët janë kryesisht punonjës të metrosë.

Në ditën e dytë të protestave, transporti në Sao Paolo është në kaos pasi punonjësit e metrosë kërkojnë rritje të pagave me të paktën 10 %. Një raund negociatash me qeverinë dështoi dhe për pasojë protestat do të vazhdojnë.

Të premten, një e treta e stacioneve të metrosë në Sao Paolo u mbyllën ndërsa ka pasur bllokim të trafikut në të gjithë qytetin.

Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës gjatë një tubimi jashtë stacionit Ana Rosa në qendër të Sao Paulos.

Një zëdhënës policie tha se policia ndërhyri pasi protestuesit u përpoqën të hyjnë në stacion. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button