Studentët sot nuk i morën mjetet për shujtë studentore, pavarësisht premtimit të MASH

Edhe pse disa herë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe kreu i institucionit, Jeton Shaqiri paralajmëruan se mjetet e para për shujtë të subvencionuar, studentët do t’i marrin deri më 15 dhjetor, kjo sot nuk ka ndodhur. MASH i verifikon të dhënat, ndërkaq studentët presin ende përgjigje për aplikacione elektronike në sistemin “e-shërbime” për atë nëse kjo masë financiare u është miratuar, proces i cili duhet të ndodh përpara fillimit të lëshimit të mjeteve, njofton Meta.mk transmeton Portalb.mk.

Pas mbarimit të takimit në Kuvend më 14 nëntor, mes përfaqësuesve të Parlamentit Studentor dhe organizatave dhe institucioneve shtetërore, të dyja palët deklaruan se është arritur marrëveshje rreth kritereve kontestuese që i parashikonte propozim-ligji i parë. Kriteret kontestuese, sipas marrëveshjes janë larguar dhe u kumtua se deri në muajin mars studentët mjetet për shujtë të subvencionuar do t’i marrin sikur vitin e kaluar dhe do të paguhen në mënyrë retroaktive në nivel mujor në llogaritë bankare. Pastaj, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri deklaruar për mediat se deri më 15 dhjetor, studentët do t’i marrin mjetet që u takojnë për muajt tetor dhe nëntor.

Ndryshimet e Ligjit për Shujtë Studentore të cilat mundësuan që masa të vlejë edhe këtë vit akademik, deputetët kuvendor i votuan më 18 nëntor. Thirrja për paraqitje deri te studentët u publikua më 25 nëntor dhe ka vlejtur deri më 3 dhjetor.

Meta.mk ka dërguar pyetje në lidhje me çështjen deri te MASH, por prej atje nuk kanë dhënë përgjigje konkrete, duke u arsyetuar se i krahasojnë të dhënat e aplikuesve me të dhënat e institucioneve tjera dhe fakulteteve. Në thirrjen e parë, kanë arritur mbi 31.000 aplikime.

“Kanë arritur mbi 31 mijë aplikime. Thirrja për shujtë studentore të subvencionuar ka mbaruar më 3 dhjetor. Sipas Ligjit për Shujtë të Subvencionuar po kontrollohet nëse studentët/aplikuesit i plotësojnë kushtet dhe për atë qëllim, MASH i krahason të dhënat e apelimeve me të dhënat që i merr nga DAP, AGJPRM, FSPI, MPB dhe universitetet tjera. Çdo student/aplikues do të marrë vendim nëpërmjet sistemit që ka aplikuar, pas së cilës do të fillojë pagesa e mjeteve, në mënyrë retroaktive duke filluar nga 15 shtatori”, deklarojnë nga MASH.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në nëntor me 58 vota “për” kaluan propozim-ndryshimet e Ligjit për shujtat e subvencionuara të studentëve. Seanca e 91-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend të ditës e pat edhe votimin e ndryshimeve të Ligjit për shujtë të subvencionuara, ndryshime të cilat u abstenuan nga 21 deputetë. Ky propozim-ligj u miratua me procedurë të shkurtuar. Ligji planifikon që deri më 15 mars të vitit 2023, studentët të paguhen 120 denarë për shujtë ditore ose 2400 denarë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button