96 gra janë vrarë nga burrat në 12 vite në Maqedoninë e Veriut

Në 12 vite në Maqedoninë e Veriut janë vrarë 96 gra, shumicën e rasteve nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët, raporton EN. Në vetëm 5 vite, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 janë vrarë 31 gra prej të cilave mbi 22 janë vrasje nga partnerët për shkak të përkatësisë së tyre gjinore dhe klasifikohen si femicide nga sektori civil.

Në linjën SOS, e dedikuar për të ndihmuar viktimat e dhunës në familjes, paraqiten në vit mbi 500 gra dhe vajza të cilat kërkojnë të asistohen nga institucionet shtetërore për t’i shpëtuar dhunës.

“Në vit kemi mbi 500 lajmërime për lloje të ndryshme të dhunës. Shumë pak prej tyre kërkojnë akomodim. Kanë njohuri dhe kërkojnë dalje nga situata me ndihmën  e institucioneve të shtetit sepse ne jemi vetëm mobilizues e jo realizues. Gjithnjë ka mundësi për përmirësim të koordinimit pasi ne duam ti gjejmë zgjidhje përfundimtare viktimës”, u shpreh Savka Todorovska nga “Rrjeti kombëtar për barazi gjinore”.

Ndryshimet në sektorin civil të cilat do të dënonin më rreptësisht vrasjen e një gruaje për shkak të përkatësisë së saj gjinore, dhe klasifikimi i këtyre veprave penale si femicide, sipas Bojana Jovanovskës, përfaëqësuese e rrjetit për për barazi gjinore, do të ndihmonte në krijimin e politikave të tjera për mbrojten e kësaj kategorie.

“Për fat të keq nuk e kemi numrin dhe klasifikimin e saktë dhe kështu nuk mund të tregojmë me saktësi se sa ky fenomen është i përhapur. Por ajo që duhet të bëjmë është që ti detektojmë të gjitha llojet e dhunës së bazuar në gjini  dhe ti parandalojmë, pasi femicidet zakonisht ndodhin si vazhdimësi e formave të ndryshme të dhunës së mëparshme”, tha Bojana Jovanovska.

Në shumicën e rasteve viktimat nuk kanë denoncuar dhunën e vazhdueshme që i ka paraprirë vrasjes.

Sipas një hulumtimi të OSBE-së të publikuar në vitin 2019, thuajse 1 në 7 femëra në Maqedoninë e Veriut kanë qenë pre sulmeve apo dhunës nga partneri ose bashkëshorti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button