Komuna Gjorçe Petrov: Mos i besoni “Ivanës” e cila porosit ushqim dhe pije në emër të kryetarit të komunës

Komuna e Gjorçe Petrovit nëpërmjet kumtesës e paralajmëron opinion që të mos i besohet një vajzës e cila paraqitet me emrin “Ivana”, e cila në emër të Komunës Gjorçe Petrov dhe kryetarit Aleksandar Stojkoski në periudhën e kaluar është paraqitur në objekte hoteliere dhe ka porositur ushqime dhe pije, gjoja për komunën dhe kryetarin, ndërkaq më pas ka kërkuar që faturat të dërgohen në ndërmarrjet që bashkëpunojnë me administratën komunale, njofton Portalb.mk.

“E dënojmë ashpër këtë akt të mashtrimit dhe njëkohësisht informojmë se Komuna e Gjorçe Petrovit nuk ka nënshkruar marrëveshje për shërbime hoteliere dhe nuk kryen furnizim të shërbimeve hoteliere. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e Komunës së Gjorçe Petrovit në lidhje me mbledhjen e të gjitha provave dhe paraqitjen e rastit në organet përkatëse”, thonë nga komuna.

Duke u distancuar tërësisht nga veprimet e këtilla, Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që hotelierët të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që të mashtrohen. Por, nëse ajo ndodh, menjëherë ta kontaktojnë administratën komunale në telefonin: 02 20/44-411  ose në [email protected] si dhe ta paraqesin rastin në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button