Avokati pretendon se e shkarkuara Eva Kaili ka ndjekur urdhrat e presidentes së PE-së në Katar

Katari nuk kishte nevojë të korruptonte eurodeputeten socialiste Eva Kaili pasi kjo e fundit po zbatonte një plan më të gjerë të BE-së dhe po merrte urdhra nga presidentja e Parlamentit të BE Roberta Metsola, pretendoi të martën avokati i Kailit, Michalis Dimitrakopoulos, transmeton Euractiv.

Zyra e Metsola për EURACTIV tha se presidentija ka dhënë udhëzime se si të përfaqësohet pozicioni i institucionit dhe “asgjë tjetër”.

Të premten e kaluar, eurodeputetja greke Eva Kaili, partneri i saj Francesco Giorgi dhe ish-deputeti Pier Antonio Panzeri, president i OJQ-së Lufta kundër mosndëshkimit, u arrestuan nga policia belge nën dyshimin për korrupsion.

Në nivel politik, me një shumicë dërrmuese, PE e shkarkoi atë dje nga zëvendëspresidenca.

Të enjten, gjykatat belge do të vendosin nëse ajo do të qëndrojë në burg deri në gjykimin e çështjes.

Në një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA, Dimitrakopoulos tha se Kaili nuk ka asnjë lidhje me ryshfet nga Katari.

“Ajo që duhet të dijë opinioni publik është se Katari nuk kishte nevojë të korruptonte zonjën Kaili sepse ajo shkoi në Katar si përfaqësuese e Parlamentit Europian, fjalimet, intervistat që ajo dha ishin pas marrëveshjes dhe urdhrit të Presidentes Roberta Metsola”, tha Dimitrakopoulos.

Ai shtoi se këtë e vërtetojnë dokumentet dhe ka shpjeguar se Kaili nuk ka marrë asnjë iniciativë dhe as nuk ka pasur agjendë.

“Zonja Metsola e dërgoi atë në Katar, ajo që do të thoshte kishte miratimin e zonjës Metsola. Zonja Metsola kishte dërguar me vete edhe zyrtarin e BE-së, z. Roberto Bendini për të parë të gjitha takimet e zonjës Kaili”, shpjegoi ai.

“Po ju them fjalët e zonjës Kaili, ajo po zbatonte një plan që kishte nisur në vitin 2019, përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Ylva Johansson (Komisionere për Punët e Brendshme) kishin vendosur në nivel Komisioni, të bashkëpunonin me Katarin, Kuvajtin dhe Omanin”, shtoi avokati.

Çfarë thotë Metsola

EURACTIV kontaktoi zyrën e Metsolas për koment.

Një zëdhënës tha se nënkryetarët kanë zona gjeografike ku përfaqësojnë Parlamentin si pjesë e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

“Shpërndarja e detyrave të nënkryetarëve është rënë dakord në fillim të mandatit. Në rastin e kësaj antareje (Kaili), ishte Lindja e Mesme”, tha zëdhënësi.

“Udhëzimi i qartë dhe i qëndrueshëm për të gjithë nënkryetarët është që të përfaqësojnë qëndrimin e Kuvendit. Asgjë tjetër”, shtoi zëdhënësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button