Gjukanoviç e ka kthyer Kuvendit ligjin për Presidentin

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i ka kthyer kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç, ndryshimet në Ligjin për Presidentin, duke kërkuar me shkresë që të korrigjohet gabimi në emër, raporton EN.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i presidentit të Malit të Zi për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiç, duke shtuar se Gjukanoviç sot ka marrë një letër nga Gjuroviç, shkruan Vijesti.

Në letër, thuhet se Kuvendi dje e ka miratuar Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, gjë që nuk është e vërtetë, sepse ai ligj është miratuar në vitin 2018.

Emri i rregullores që u miratua dje është Ligji për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Malit të Zi.

Policia malazeze u përplas me protestuesit që u mblodhën në Podgoricë pasi qeveria miratoi një ligj të diskutueshëm që kufizon kompetencat e presidentit.

Shteti Ballkanik mbetet në ngërç politik prej muajsh, që kur qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç nuk arriti t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button