Padi për “mjekun” në Maqedoninë e Veriut që punoi më diplomë dhe licencë të falsifikuar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 33 vjeçarit I.K. nga Vevçani nën dyshimet se ka kryer shërbime mjekësore në spital pa përgatitje adekuate profesional, transmeton Portalb.mk.

“Ai ka përgatitur tre dokumente të rrejshme, certifikatë të falsifikuar për provimet e kaluara pranë Fakultetit për Shkenca Mjekësorë pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, licencën nga Dhoma e Mjekëve në RMV dhe Vërtetim nga Dhoma e Mjekëve dhe i ka shfrytëzuar gjatë punësimit si mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit Vevçani”, raportojnë nga Policia.

Ai dokumentet i kishte përdorur në dy tentimet e tij për t’u punësuar në këtë institucion, fillimisht në konkursin e vitit 2016 dhe pastaj në vitin 2018.

Policia vlerësoi që ai ka arritur të fitojë 3.507.208 denarë nga rroga, duke punuar si mjek në periudhën 03.10.2016-26.11.2018 dhe 26.11.2018-19.10.2022.

Ndryshe, mjeku nga Vevçani, i cili 6 vite pa diplomë dhe pa fakultet të kryer të mjekësisë punoi në Shërbimin e urgjencës mjekësore në Shtëpinë e shëndetit, pa diplomë dhe me fakultetin e mjekësisë, ishte i preferuari i kolegëve të tij dhe pacientëve të cilët tani siç thonë ata janë në tronditje të madhe. Mjeku 33 vjeçar i padiplomuar trajtonte banorët që nga viti 2016, ndërsa diploma e falsifikuar e tij nga Fakulteti i shkencave mjekësore në Shtip ishte e vitit 2014. Oda e mjekësisë, gjatë kontrollit të sistemit, zbuloi se nuk kishte licencë për punë me një numër të tillë dhe me atë emër, kështu që menjëherë ka ngritur alarmin dhe më pas është denoncuar në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button