fbpx

Ribery: Më duket sikur më kanë marrë shpirtin

Sot thuajse u tronditë e gjithë kombëtarja e Francës me lajmin se Ribery do të mungoj në Botëror. Franck Ribery mbetet në shtëpi i ndalur nga një dëmtim që e kishte detyruar të humbiste dy miqësoret e para përgatitore kundër Norvegjisë dhe Paraguajit.

Sot, vetë Franck Ribery shprehu tërë hidhërimin e tij për përjashtimin e detyruar nga Botërori.

“Është sikur të më kishin marrë shpirtin. Pas sinjaleve pozitive në ditët e shkuara kam shpresuar gjithmonë se do të mund të isha pjesë e grupit, por sot iu nënshtrova testeve më komplekse dhe ndjeva dhimbje”.

“Kur shkova në spital mora konfirmimin se problemi im nuk ishte përmirësuar dhe nuk isha në gjendje për t’u stërvitur dhe luajtur normalisht”, tha anësori i Bayernit, Franck Ribery. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button