fbpx

Shqiptarët dhe Erdogani

Sektori civil në Maqedoni me punën dhe aktivitetin e tyre në drejtim të përmirësimit të shoqërisë shqiptare janë më të suksesshëm se vet institucionet lokale dhe qendrore , dhe kjo i bënë që të bëhen therrë në sy te të korruptuarit dhe të pamoralshmit. Sektori civil synimet e tyre i realizon në bashkëpunim me institucionet civile nga vendet e zhvilluara botërore , qoftë ato nga BE-ja apo Turqia. Sektori civil është opcioni shoqëror qytetar apolitik dhe si i tillë prodhon vlera të mirëfillta shoqërore dhe të njëjtat i mishëron te gjeneratat e reja, gjenerata të cilat bëhen vigjilent ndaj lëvizjeve të dëmshme të cilat bëhen në kurriz të qytetarëve shqiptar.

Nuk do shumë mend fakti që shqiptarët e Maqedonisë po përjetojnë golgotën e tyre kombëtare si nga aspekti politik, poashtu edhe nga ai social dhe ekonomik. Në nuanca të ndryshme për këtë golgotë përgjegjësi kanë çdo parti politike shqiptare (pjesë e qeverisë në kohën e tyre).
Prandaj sot parashtrohet pyetja , a kanë nevojë shqiptarët për një qasje të re politike, për një opcion të ri politik. Përgjigjja do të ishte. Gjithsesi PO.

Ky opcion i ri politik mund të vij në shprehje me reformimin rrënjësor të partive ekzistuese shqiptare, por mund të vij në shprehje edhe me një subjekt të ri politik. Koha do të tregojë se cili opcion do të zë vend në hapsirën politike shqiptare.Deri këtu çdo spekulim, mendim apo kritikë do të kishte kuptim, por çfarë kërkon në këto spekulime partia e z.Erdoganit.

z.Erdogan ka themeluar partinë e tij, me të vetmin qëllim – që konform kushtetutës së Turqisë të përmirësojë jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të saj. Ky opcion, politikisht nuk mund t’i ndihmojë as edhe turqit jashtë kufijve të Turqisë, e lere më shqiptarët e Maqedonisë. Gjithçka që mund të ofrojë z.Erdogani , është njëjtë sikurse edhe BE, apo SHBA,- bashkëpunim institucional dhe kulturor mes qytetarëve të të dyja shteteve.

Prandaj, një opcion i ri politik (i reformuar nga partitë aktuale, ose krejtësisht i ri) do të kishte sukses nëse u kushtohet vetëm qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë, dhe në të të aderojnë njerëz të moralshëm dhe të pakoruptuar të cilët me një koncept të mirëfilltë politik do të ndryshonin gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe do të avanconin të drejtat elementare njerëzore drejt BE-së.

Ky koncept politik mund të ngërthejë në vehte modelet e suksesshme qeveritare nga shtetet botërore si SHBA, BE, Turqi, e deri tek Malezia e Japonia.Vetëm injorantët nuk marrin shembull të qeverisjes së suksesshme, duke krijuar paragjykime të shpifura ndaj shembujve të tillë.

Shqiptarët janë popull i përvuajtur, por janë popull i cili herët a vonë, gjithmonë e ka zgjedhur më të mirën për pasardhësit e tyre, prandaj ky opcion i ri politik, pas 1, 2 apo 10 viteve gjithsesi do të vij në shprehje edhe ate pamvarësisht se si shembull të suksesshëm do ta mernin Obamën, Merkelin apo Erdoganin.

SUKSESI NUK NJEH KOMB APO RACË.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close