Mali i Zi, është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat për shkak të alarmit për bombë

Mësimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Mal të Zi sot do të mbahet online, pas lajmërimit për vendosje të bombave në disa shkolla fillore dhe të mesme, njoftoi Ministria e Arsimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të njoftimeve për vendosje të bombave sot janë evakuuar disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë, Tivar, Budva, Bijelo Polje dhe Kotorr, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare lajmërimet janë dërguar me e-mail.

“Duke qenë se edhe sot ka pasur lajmërime për vendosje të bombave në disa shkolla fillore dhe të mesme në Mal të Zi, Ministria e Arsimit, pas rekomandimeve të Drejtorisë së Policisë, ka marrë vendim që mësimet në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në territorin e Malit të Zi sot do të mbahen online”, thuhet në deklaratë.

Ministria ka theksuar se “në këtë mënyrë po përpiqet të sigurojë vazhdimësinë e mësimit, duke pasur parasysh sigurinë e nxënësve dhe punonjësve”.

Ministria njoftoi se në bashkëpunim me policinë do ta informojnë publikun në kohë për të gjitha aktivitetet dhe rekomandimet e mëtejshme.

“Po ashtu edhe sot apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të bashkuar, si dhe të respektojnë udhëzimet e Ministrisë dhe Drejtorisë së Policisë, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në stabilitetin në situatën e krijuar rishtazi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë gjithashtu u evakuuan të hënën për shkak të njoftimeve për vendosje të bombave, të cilat më vonë rezultuan si të rreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button