Inspektorati i komunës së Tetovës mbylli autolarjen pranë shkollës “Migjeni”

Inspektorati komunal sot ka mbyllur lavazhin, i cili jo vetëm që ka uzurpuar trotuarin, por ka penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ka rrezikuar jetën e nxënësve, informuan nga Komuna e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Më në fund është zgjidhur problemi i kahershëm me lavazhin (autolarjen) që gjendet pranë shkollës fillore “Migjeni”! Mbyllja e këtij lavazhi vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve që jetojnë në afërsi dhe të prindërve të nxënësve të kësaj shkolle të cilët kërkuan nga komuna që të ndërhyjë dhe të krijojë kushte normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të nxënësve, menjëherë inspektorati komunal ka dal në teren dhe ka konstatuar se autolarja nuk plotësonte asnjë nga kushtet bazë për funksionim. Asnjë uzurpim nuk do të tolerohet! Qyteti është i të gjithëve! Hapësirat publike janë për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e kryetari të Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Lavazhi afër shkollës fillore "Migjeni" në Tetovë, Foto: Komuna e Tetovës
Lavazhi afër shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë, Foto: Komuna e Tetovës

Ky problem daton që nga ndërtimi i shkollës gati 20 vite më parë. Problemi ishte se makinat nga lavazhi parkoheshin në trotuar dhe nxënësit duhej të lëviznin përgjatë rrugës.

Lavazhi afër shkollës fillore "Migjeni" në Tetovë, Foto: Komuna e Tetovës
Lavazhi afër shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë, Foto: Komuna e Tetovës

Në vitin 2016 banorët e komunitetit lokal së bashku me prindërit e nxënësve kanë protestuar dhe kanë lokalizuar shkollën, por situata nuk ka ndryshuar.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button