U shkarkua një gjykatëse nga Velesi, Këshilli Gjyqësor vazhdoi procedurën për shkarkimin e një gjykatësi suprem

Këshilli Gjyqësor në seancë të mbyllur, shkarkoi sot nga funksioni gjykatësen e Gjykatës Themelore Veles, Natasha Misheva, për shkak të një gabimi të madh profesional. Këshilli Gjyqësor nuk konfirmoi emra, theksoi se procedura është e fshehtë, ndërsa gjykatësit për të cilët u votuan masa disiplinore dhe shkarkimi, kanë të drejtë të ankohen për mënyrën në të cilën është zhvilluar procedura. Emrat do të thuhen pasi që vendimi të jetë i plotëfuqishëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Jozyrtarisht, Këshillit Gjyqësor është dashur të diskutojë edhe për përgjegjësinë e gjykatësit të Apelit, Iljaz Ismaili nga Gostivari. Por, për të këshilli do të deklarohet në seancat e ardhshme. Raporti i komisionit nuk ka qenë i plotë, lënda për Ismailin është kthyer për përfundim.

Por, stuhia e pakënaqësive të një pjese të anëtarëve të këshillit për pikën e njëjtë, ka qenë të premtën, kur për gjykatësin suprem, Naqe Georgiev nga Strumica, shumica kanë votuar që t’i vazhdohet procedura dhe lënda e tij të shkojë në seancë për shkarkim. Jozyrtarisht, për shkak të procedurës së tij për shkarkim, një ish funksionar i lartë i është kërcënuar gjithë Këshillit Gjyqësor.

Këshilli ka votuar që të ndërpritet procedura për kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe të hidhet poshtë si e pabazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button