Tensionet në veri të Kosovës, reagoi raportuesja në Parlamentin Europian

Raportuesja në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, raporton EN. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shprehet se rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet.

Ajo nënvizon se duhet të hiqen barrikadat e serbëve të Kosovës dhe duhet të vijojë dialogu i mbështetur nga BE.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj Eulex. Shpallja e ushtarëve është krejtësisht e papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button