RMV, nxënësit s’kanë libra për të lexuar kurse shteti ju dhuron molla për të ngrënë

Në vend të librave, nxënësve në shkolla fillore u shpërndahen molla. Edhe pse jemi në fund të gjysmë-vjetorit të parë, shumë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë ende kanë mungesë librash, transmeton Portalb.mk nga TV21.

Udhëheqësi i sektorit për veprimtari Komunale në Komunën e Tetovës- Nazmi Dauti, thotë se në shkollat e Tetovës mungojnë rreth 46 mijë libra.

“Më saktësisht kemi mbledhur numrin e nevojshëm të librave që na nevojiten në shkollat fillore dhe të mesme, ku gjithsej në shkollat fillore na duhen 35 mijë libra edhe në shkollat e mesme 11 mijë libra”, tha Dauti.

Ai theksoi se sjellja e mollëve është vendim i Ministrisë së Bujqësisë me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit.

“Në bazë të informatave që kanë ardhur që ne të vëmë kontaktin mes tyre është diku tre kilogramë për nxënës. Por çështje më e rëndësishme se çështja e mollëve është çështja e librave që duhet me urgjencë të reagon Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe të siguron libra për shkollat fillore dhe të mesme”, theksoi Dauti.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për të dhënë dorëheqje për mungesën e librave, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha:

“Po do të ndjeja përgjegjësi nëse atë që e kam paraparë për vitin e ardhshëm në 2023/2024, nëse të gjithë proceduat do vareshin nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ju e dini se unë si ministër erdha në muajin janar kur disa procedura ishin kryer një vit më parë, që do të thotë ishte sjellë edhe propozim buxheti nga viti paraprak”.

Ministria e Arsimit, përmes një kumtese sot gjatë ditës njoftoi se deri më tani janë shpërndarë mbi 90% e teksteve shkollore dhe se dorëzimi vazhdon, ku pritet të përfundojë deri në fund të gjysmë-vjetorit të parë..

“Shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë në arsimin fillor po zhvillohet në përputhje me dinamikën e paraparë. Në rrjedhë është dorrëzmi i teksteve shkollore ku nga gjithsej 4 marrëveshjet e nënshkruara për tekstet shkollore të klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë dhe do të përfundojë në ditët në vijim. rreth 235 mijë tekste shkollore tani më u janë dorëzuar nxënësve të këtyre klasave”, informoi MASh.

Këtë vit shkollat në vend filluan pa libra në pjesën më të madhe, edhe pse Ministria atë kohë shpërndau skripta dhe premtoi se deri në fund të muajit nëntor do të ketë furnizim me libra, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button