Schole dhe Escobar vizitën e tyre në Shkup e shtynë pas Vitit të Ri

Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Schole dhe Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në vend se të mërkurën siç njoftoi Departamenti i Shtetit, Maqedoninë do ta vizitojnë pas Vitit të Ri, trasmeton Portalb.mk.

Nga Ambasada amerikane në Shkup thanë për MIA-n se kanë marrë njoftim se ekipi amerikan, i cili sot ndodhet në Kosovë, po e shtyn vizitën në Shkup pas Vitit të Ri. Nuk përmendet arsyeja e shtyrjes së vizitës.

Sipas njoftimit fillestar nga Departamenti i Shtetit, Schole ishte në Shkup duhet të bisedonte me zyrtarë qeveritarë mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Përveç vendit, programi i Scholes nga 11 deri më 17 dhjetor përfshinte vizita në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë.

“Kjo vizitë thekson përkushtimin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Së bashku me Scholen, në Shkup pritej të mbërrinte edhe zëvendësndihmës sekretari në Departamentin e Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button