Mariçiq sot hapi për diskutim klasterët e tregut të brendshëm, konkurrencës dhe zhvillimit gjithëpërfshirës

Sekretariati për Çështje Evropiane, sot organizon panel-diskutimin e tretë me temë “Ekonomia maqedonase është evropiane – lëvizshmëri, konkurrencë, zhvillim” ku do të diskutohen sfidat kryesore që kanë të bëjnë me Klasterin 2, “Tregun e Brendshëm” dhe Klasterin 3, “Konkurruenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës”, transmeton Portalb.mk.

Me fjalim përshëndetës, ngjarjen do ta hapë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ami Larson Jane, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në panel sesion do merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike dhe koordinator i Klasterit 2, Fatmir Bytyqi, pastaj Ministri i Financave, Fatmir Bisimi, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Emilia Naçevska dhe Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Në panel-sesionin e dytë, kushtuar Klasterit 3, “Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës”, do të flasin Razmena Çekiq Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i arsimit, Bisera Kostadinova Stojçevska, ministre e kulturës, Admirim Aliti, ministër pë informatikë dhe administratë, Sanja Llukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Bllagica Petrevski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think, ndërsa të njëjtën do ta udhëheqë prof. Enver Abdullahi.

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, organizon këto ngjarje kushtuar promovimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, nën moton “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”, për të diskutuar në një përbërje gjithëpërfshirëse avantazhet dhe dobësitë e vërejtura në Raportin e parë të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, pas hapjes së negociatave me BE-në.

Paneli i tretë, me temën “Ekonomia e Maqedonisë është evropiane – lëvizshmëri, konkurrencë, zhvillim”, dmbahet sot, me fillim nga ora 12:00.

Panel diskutimet organizohen me mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë përmes projektit “Mbështetje Nordike për Progresin e Maqedonisë së Veriut” të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektesh UNOPS.

Panel-diskutimi i parë me titull “Me të gjitha kapacitetet deri në standarde evropiane – institucione që ofrojnë për qytetarët” iu kushtua klasterëve 1 dhe 6, përkatësisht “Vlerave themelore” dhe “Marrëdhënieve të jashtme”. Në panelin e dytë në kuadër të aktivitetit “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”, u diskutuan klasterët 4 dhe 5 kushtuar “Axhendës së gjelbër dhe lidhshmërisë së qëndrueshme” dhe “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button