Do të mbahet ekspozita “Simfoni e ngjyrave në pentagram” nga Drenusha Palloshi në Mala Stanica

Me datë 15 dhjetor 2022 (e enjte), në Qendrën Multimediale Mala Stanica në Shkup, në orën 19:00 do të bëhet hapja e ekspozitës me titull “Simfoni e ngjyrave në pentagram” e artistes figurative Drenusha Palloshi. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 25 dhjetor 2022, njofton Portalb.mk.

Komenti i Enesa Memetit, profesoreshë e artit figurativ:

“Pentagramet te pikturat e Drenushes paraqiten si shtyllë mbajtëse e mbrojtëse të koloritit dhe fraksioneve të nuancave të përfituara. Duke palosur ngjyrat në një rend të caktuar, krijohet një melodi që nuk është e komplikuar kompozicionalisht, por e cila qartësohet vizualisht duke nxjerë në pah aftësitë interpretuese të muzikalitetit dhe dashurisë për muzikën.

Ngjyrat janë si notat, ata janë fikse për nga numri, ajo që i bënë më produktive në aspektin kreativ janë kombinimi i tyre mes veti, aftësia tjetër kjo, e shpalosur në pëlhurën melodike të piktores ku çdo ngjyrë e hudhur rastëstësisht jep ndjesinë e notave që dalin nga pijanoja, e cila është edhe elementi kryesorë duke krijuar baraspeshën në formimin e melodisë e cila shijohet vizualisht po që përjetohet në brendinë e vëzhguesit e duke ja dhënë lirinë për të formuar një ritëm melodik individual.

Loja brenda pikturave është e këndshme dhe shumë origjinale ngase përcillen nga nostalgjia fëmirore e mbështjellur me dashurinë dhe kujtime për orët e pijanos. Ato paraqiten si shkëndij neurotike duke imituar fijet nervore të dehura nga melodi kujtimesh! Çdo pikturë përcillet me një trajtim të veçantë, e udhëhequr nga emocioni momental e duke i dhënë kuptim unikal secilës!

Drenusha si duket natyrshëm paraqet personalitetin e harеshëm, harizmën të përmbushur me melodi lumturie në pëlhurën e saj. Koloriti i përfituar me teknikën e akrilit flet shumë, flet për energjinë e fuqishme që ka piktorja, për sigurinë dhe ekspresivitetin që hedh mbi pëlhurë përgjat kërkimit të formës dhe kordinimit hapsinorë të pëlhurës.

Lirshëm mund të themi se një fëmijëri e kaluar me orë pijanoje, e rrethur me dashuri rreth muzikës klasike dhe nën tingujt e këndshëm të kitarës së babait që shpesh çonin drejt një dueti të kombinuar me dashuri mes babës dhe bijës, mund të nxjerë një produkt të mirfilltë të këtij lloj siç paraqitet Drenusha me këtë cikël.

E ngujuar mes dy botrave artistike duke i cilsuar çdonjërën me të njejtën dashuri, piktorja përzgjodhi një komplot mes tyre mes gërshetimit me njëra tjetrën ku në të njejtën kohë pikturon muzikën dhe performon pikturën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button