Edhe raportimet e sotme për bomba janë të rreme, vlerësoi MPB-ja

Raportimet e sotme për bomba në Shkup dhe Kavadar janë të rreme. Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme pas kryerjes së kontrolleve të nevojshme në lokacionet ku u raportua për bomba, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, informoi MPB-ja.

 

Kujtojmë se MPB-ja më herët gjatë ditës njoftoi se sot rreth orës 08:20 në Stacionin Policor të Kavadarit është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për bombë.

Nga aty informuan se rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të nëntë shkollave, si dhe në MPJ, QTQ, Xhevahir City, QT Easte Gate është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

Sipas informacioneve, ndër shkollat ​​në Shkup që kanë marrë njoftime për bomba të vendosura ishin“Orce Nikolov”, “Nikola Karev”, “Josip Broz Tito” dhe shkolla e mesme teknike “Vlado Tasevski” në Aerodrom.

Ashtu siç u njoftua, të punësuarit në MPJ janë evakuuar nga godina mëngjesin e sotëm për shkak të raportimit për bomba. Kjo është hera e parë që në adresë të një ministrie vjen kërcënim për vendosje të një mjeti shpërthyes.

Janë evakuuar edhe punonjësit e dyqaneve në QTQ.

Javën e kaluar, përveç njoftimeve anonime për bomba të vendosura në shkollat ​​e mesme dhe fillore, raportime ka pasur edhe në qendrat tregtare, gjithsej në 12 lokacione.

Mëngjesin e sotëm, policia malazeze njoftoi se ka pasur një valë të re raportimesh për bomba që kanë mbërritur në adresat elektronike të disa shkollave në Podgoricë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button