Reprezentacioni i RMV-së kampion i dyfishtë bote për “Counter Strike”

Për herë të dytë me radhë, Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në “Counter Strike” (CS:GO) ka fituar në turneun botëror të cilin e organizoi Federata Ndërkombëtare E-sport në Bali të Mongolisë prej 7 deri më 11 dhjetor. Në finale, përfaqësuesit e RMV-së fituan ndaj nikoqirëve nga Mongolia me 3:1, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut janë CS:GO kampionë”, njoftoi Federata Ndërkombëtare E-sport.

Ky ishte gëzim dhe nxitje për të gjithë gejmerët në vend dhe inspirim për gjeneratat e reja. Lojtarët e RMV-së ishin aq të mirë saqë në garat paraprake u akuzuan se hakojnë, për çka u detyrua organizatori të bëjë kontrolle zyrtare dhe doli me njoftim se nuk është ashtu.

Rrugëtimi i plotë i reprezentacionit të RMV-së në turneun në Mongoli mund të shihet në profilin e Facebook-ut të Federatës E-sport të Maqedonisë, ndërkaq videot nga lojërat mund t’i shihni në Tviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button