Ish eurodeputeti italian është korruptuar me pushim prej 10.000 eurosh, nënkryetares së PE-së i janë gjetur thasë me para

Në kuadër të hetimit për korrupsion në Parlamentin Evropian, Policia e Italisë e ka arrestuar ish eurodeputetin italian Pjer Antonio Panceri, por edhe bashkëshorten dhe vajzën e tij, njofton Portalb.mk.

Paralelisht, policia belge ka kryer kontrolle në 16 shtëpi dhe ka arrestuar edhe katër persona në Bruksel në një njëjtin hetim për shoqërim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me Katarin.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve italiane ANSA, të arrestuarit dyshohet se kanë marrë ryshfet që të ndikojnë në dobi të Katarit në miratimin e vendimeve të Parlamentit Evropian.

Sipas hetimit, familjes së Pancerit i është paguar pushim në vlerë prej 10.000 euro, ndërkaq te nënkryetarja e arrestuar e PE-së, Eva Kaili, janë gjetur thasë me para. Sipas mediave belge, janë arrestuar edhe partneri dhe babai i Kailit.

Marija Koloni dhe Silvija Panceri, bashkëshortja dhe vajza e Pancerit, sipas hetimit, kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për aktivitetet e bashkëshortit dhe babait të tyre dhe kanë marrë pjesë në transportimin e dhuratave që i ka marrë. Të dyja janë të përmendura në biseda telefonike në ë cilat ish eurodeputeti flet për dërgesën e dhuratave për atë.

“Parlamenti Evropian qëndron fortë kundër korrupsionit. Në këtë fazë nuk mund të komentojmë hetime aktuale, përveç se të konfirmojmë se bashkëpunojmë dhe do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet gjyqësore”, deklaroi kryetarja e PE-së, Roberta Mecola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button