Maroku eliminoi një nga favoritët e Botërorit 2022

Maroku e ka bërë edhe befasinë e radhës, duke e eliminuar Portugalinë, një nga favoritët, raporton KlanKosova. Maroku kaloi në epërsi qysh në pjesë të parë, me golin e En-Nesyrit. Në pjesë të dytë, krejt çka bëri ishte mbrojtja, me kundërsulme aty-këtu.

Ronaldo u fut në lojë në pjesë të dytë, por kjo nuk mjaftoi. Portugalia dominoi në pjesë të dytë, por nuk arriti të shënojë.

Tani, Maroku, kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të një Botërori, e pret fituesin e ndeshjes Angli – Francë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button