Të dielën primare në 5 bashki të Shqipërisë

Të dielën Partia Demokratike do të mbajë sërish zgjedhje për primaret në 5 bashki të vendit që në fazën e pare, atë të 4 Dhjetorit kaluan në balotazh, raporton Klan.

Rivotim mes dy kandidatëve në garë do të ketë në Bashkinë e Dibrës, Fierit, Mirditës, Librazhdit, dhe atë të Matit, ndërsa në Fushë Arrëz Komisioni elektoral në selinë blu ka vendosur që atje zgjedhjet të mbahen në një tjetër datë.

Në primaret e 4 dhjetorit në balotazh dolën 8  bashki, mes  të cilave edhe ajo e Tiranës, Krujës, Sarandës, por kandidatët me numër më të vogël  votash u  tërhoqën, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë si kandidatë fitues ata që kishin siguruar numrin më të madh të votave të anëtarësisë dhe simpatizantëve në zgjedhje.

Në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit është Belind Këlliçi, në Elbasan demokratët do të garojnë me nënkryetarin e kësaj force politike Luçiano Boçi, në Shkodër me Bardh Spahinë, ndërsa në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Korçës në zgjedhjet vendoreve PD-ja do të garojë me dy ish deputetë, Igli Carën dhe Ledina Aliollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button