Pesë ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen nesër

Java e XVII-të e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër, ku planifikohen pesë ndeshje, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen prej orës 13:00. Struga do të luajë kundër Skopjes si mysafir, ndërsa Shkupi do të luajë kundër Rabotniçkit.

Shkëndija në kalendarin vjetor ishte planifikuar të luajë kundër Renovës, por për shkak se Renova ishte larguar nga kampionati, Shkëndija këtë javë do të jetë e lirë.

Në të njëjtën kohë do të luhen edhe tri ndeshje tjera:

Akademija Pandev – Tikvesh

Sileks – Makedonija Gj.P.

Bregallnica – Pobeda

Në krye të tabelës gjendet Struga me 36 pikë nga 16 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 31 pikë nga 15 ndeshje, kurse Shkëndija është e treta me 28 pikë nga 16 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button