U miratua teksti i Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për portin e Strugës dhe Durrësit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 108-të miratoi tekstin e përbashkët me Shqipërinë në lidhje me qasjen e vendit në Portin e Durrësit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së, në seancën e sotme, e shqyrtoi dhe miratoi Raportin e bisedimeve të kryera për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurisë logjistike dhe efikasistetin e bartjes ë mallrave ndërmjet dy vendeve. U shqyrtua dhe u miratua teksti i harmonizuar në Marrëveshje”, sqarojnë nga Qeveria.

Përmes kësaj marrëveshje, Maqedonia e Veriut do të ketë qasje të lirë në “Porto Romano” në Durrës, ndërsa vendi do të ndërtojë një port të thatë në Strugë.

Ndryshe, më 14 nëntor në Shkup u mbajt mbledhja e dytë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve mes dy vendeve, kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama mbajtën konferencë për shtyp në të cilën e rikonfirmuan bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian dhe mbështetjen dhe solidaritetin reciprok gjatë kohës së krizës. Ata disa herë ritheksuan vendosmërinë e të dyja vendeve për anëtarësimin në BE.

Mbledhja e parë ndërmjet qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë është mbajtur më 15 dhjetor të vitit 2017-të, në kohën derisa kryeministër i RMV-së ishte Zoran Zaev. Asokohe, Rama ishte nikoqir i mbledhjes që u mbajt në Pogradec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button