U miratua në parim Projektligji për Zyrtarët Publikë të Kosovës

Është miratuar në parim Projektligji për Zyrtarët Publikë të Kosovës. Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës 61 deputetë kanë votuar pro e një ishte abstenim, raporton Koha.net.

Projektligji është kritikuar nga opozita që ka thënë se nëpërmjet tij pushteti po e kap administratën zyrtare.

Nga opozita janë përmendur edhe shqetësimet e Bashkimit Evropian se projektligji është problematik nga pikëpamja e sigurimit të shërbimit civil të bazuar në merita dhe të aftë për të tërhequr e mbajtur kandidatë profesionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button