Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet ligjore për sistemin tatimor

Në seancën e 108-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet ligjore në lidhje me tatimet, ndryshime që pritet të zbatohen prej 1 janarit të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.
“Propozim ndryshim dhe plotësim i ligjit për tatim personal, tatim për vlerën e shtuar dhe tatimin e fitimit”, raportoi Qeveria.
Propozimet për këto ndryshime janë paraqitur nga Ministria e Financave në kuadër të reformave për tatim.
Në këtë seancë u miratuan ndryshimet në Ligjin për tatimin e të ardhurave personale dhe Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar, ndryshime në përputhje me Strategjinë për reforma të sistemit të tatimit (2021-2025), miratuar në vitin 2020.
Ndryshe, në fillim të muajit gusht Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 67-të ku u miratua edhe propozim-koncepti për reformat tatimore.
Ministria e Financave i propozoi këto draft-koncepte, në përputhje me Strategjinë për reforma në sistemin tatimor (2021-2025), përmes së cilës planifikohet një sistem më efikas, transparent, të drejtë dhe bashkëkohor, duke u bazuar në teknologjinë digjitale dhe inovacione. Në këto reforma planifikohet edhe përfshirja e “tatimit ekologjik”.
- LEXO: Qytetarët me kontrata vullnetarisht do të paguajnë kontribute, 5 % tatimi për mjetet e higjienë menstruale,deklaroi Kovaçevski
- LEXO: RMV, tatime evropiane dhe gjithçka tjetër joevropiane
- LEXO: RMV, rritja e taksave do të shkatërrojë kompanitë që mezi mbijetuan nga kriza me kovid
- LEXO: Maqedonia e Veriut më së paku mbledh tatime, alarmoi ministri duke paralajmëruar reforma tatimore fillimisht në tri fusha
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 67-të
- LEXO: Çfarë do të fitojnë punonjësit me honorar në Maqedoninë e Veriut për paratë që do t’ua marrë qeveria?
Një koment